20:44 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Festimi i Neymar si një ”foshnje duke qarë” pas golit ndaj Nimes (Pamje)

Neymar mori shumë vëmendje në pasditën e sotme në Ligue 1.

Paris Saint-Germain udhëtoi te skuadra e sapo-promovuarm, Nimes, ku pas 36 minutash lojë, Neymar zhbllokoi rezultatin.

Braziliani shënoi nga një pozitë e afërt, dhe menjëherë pasi shënoi, ai doli nga fusha e lojës, transmeton IndeksOnline.

Neymar vëreu një baner te tribunat e tifozëve të Nimes duke e krahasuar atë me një ”foshnje duke qarë”.

Dhe çfarë bëri Neymar? Ai shkoi drejt tyre për ta festuar golin në stilin e një ”foshnje duke qarë”.

Në fund, Paris Saint-Germain arriti të fitojë, 4-2 përballë Nimes për të mbetur lider në Ligue 1./IndeksOnline/