20:24 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Festimi i Shaqirit që po lë ”nam” në rrjetet sociale

Xherdan Shaqiri ka dëshmuar se është njëri prej përforcimeve më të qëlluara të verës që lamë pas në Premier League.

Reprezentuesi zviceran la Stoke Cityn për t’u transferuar te Liverpooli për shumën e 13 milionë funte.

Ani pse në fillim të sezonit nuk kishte hapësira, në javët e fundit, ai ka qenë krucial për fitoret e skuadrës së Jurgen Klopp, transmeton IndeksOnline.

Në fitoren e djeshme ndaj Burnleyt, 3-1, Shaqiri ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në fushë, teksa shënoi edhe një gol.

Përveç paraqitjeve të mira, në mediat e huaja ka rënë në sy edhe festimi i zakonshëm i Shaqirit, të cilin e ka praktikuar edhe në Bayern Munich, Inter, Stoke City e sot në Liverpool.

”Ku do që shkon, Xherdan Shaqiri e bën këtë festim”, shkruan Bleacher Raport Football./IndeksOnline/