09:44 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Festivali “Rock United” mbledh 12 grupe rocku, në Prishtinë

Më 6 dhe 7 shtator do të mbahet Festivali “Rock United” në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.

“Rock United” është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për rock”.

Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta, dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjatë 2 mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, udhëhequr nga “Elita 5” dhe “Grupi 403”, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vazhdim.