08:30 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Feston golin e Salah midis tifozëve të Cityt, e pëson keq mbështetësi i Liverpoolit (Video)

Skuadra e Liverpoolit ka siguruar gjysmëfinalen e madhe në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë.

“The Reds” eliminuan në fazën çerekfinale skuadrën nga Anglia, Manchester City, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e kthimit u zhvillua në stadiumin e Citizën “Etihad”, ku Liverpooli triumfoi me rezultat 2-1.

Edhe pse ishin në presion gjatë gjithë kohës, goli i barazimit i shënuar nga Salah “çmendi” të gjithë tifozët! Madje edhe një tifoz që ishte ulur në anën e gabuar, në pjesën ku po qëndronin ultrasit e Manchesterit. Ai është goditur nga çdo tifozë që ishte afër tij.

Një tifoz ka publikuar videon në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Ky është momenti kur një tifoz i Liverpoolit feston kur shënon Salah”.

Golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolas e shënoi Firmino në minutën e 77’të./IndeksOnline/