22:05 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

FFK cakton datën për zhvillimin e ndeshjes së shtyrë mes Prishtinës dhe Gjilanit

Ndeshja e javës së parë mes Prishtinës dhe Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll ishte shtyrë.

Kjo ndodhi për shkak të pritjes së licensimit të UEFA-s pas Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.

Dhe tani përmes një konfirmimi nga Federata e Futbollit të Kosovës, është bërë e ditur data e zhvillimit të kësaj ndeshje, transmeton IndeksOnline.

”Ndeshja e mbetur e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, do të zhvillohet të mërkurën më 19 shtator, në orën 19:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pëndryshe, tani Prishtina dhe Gjilani kanë zhvilluar nga tri ndeshje, ku prishtinasit kanë dy fitore dhe një barazim, njejtë sikur gjilanasit./IndeksOnline/