19:01 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

FFK e shpallë për herë të katërt fitues, Nuza ia dedikon këtë çmim ish kolegut

Genc Nuza për herë të katërt është shpallur si gjyqtari më i mirë i vitit në Kosovë. Referi që tani po gjykon ndeshje edhe në arenën ndërkombëtare këtë çmim ia ka dedikuar ish gjyqtarit dhe kontrollorit të njohur, Shemsi Humolli.

“Është nder dhe kënaqësi të pranoj për herë të katërt çmimin si gjyqtari më i mirë i futbollit në Kosovë.

Viti 2017 ishte vit fantastik për mua dhe për asistentët e mi Fatlumin dhe Bujarin pasi për herë të parë gjykuam ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Një falenderim për të gjithë ata që më vlersuan dhe më mbështetën e në veqanti FFK-në organet e saj dhe gjithë kolegët për bashkpunimin.

Këtë çmim dua t’ia dedikoj ish gjyqtarit dhe kontrollorit të mirënjohur i cili ndëroj jetë vitin që e lam pas z. Shemsi Humollit i cili kontribojë në ngritjen time profesionale si gjyqtarë i futbollit.

Shpresojë për një vit tjetër të suksesshëm për gjyqtarët dhe gjithë futbollin e Kosovës” ka thënë Nuza pas këtij suksesi./Indeksonline/