20:07 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

FFK i “kall” katër skuadrat e Superligës, i dënon me nga 1000 euro

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar me nga 1000 euro katër skuadrat e Superligës.

Drenica, Ferizaj, Llapi dhe Prishtina janë dënuar për sjellje jo të mira gjatë ndeshjeve të javës së 18-të.

Ky është vendimi i KD të FFK-së:

V E N D I M E

KF “DRENICA“ nga Skenderaj, në procedurë të hapur disiplinore nga  mbledhja e komisionit datë 07.07.2020, për sjellje të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes  së javës së XXVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – KF   DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes  lojtarët e ekipit mysafir në shenjë revolti për humbjen e pësuar nga ana e nikoqirit, dëmtojnë  derën e hyrjes në zhveshtoren e tyre ku ishin të vendosur). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, KF “Drenica“ nga Skenderaj;

DENOHET  në të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e  komisionit datë 07.07.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së  XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinӕ e seniorëve; KF FERIZAJ – KF TREPÇA’89 e zhvilluar në stadiumin  me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; mosrespektimi i masave  anticovid për mos lejimin e spektatorëve në tribunat e stadiumit, ku si rrjedhojë e këtij lëshimi ndeshja  ndalohet nga ana e gjyqtarit kryesor për 5 minuta  për zbrazje  – largimin e spektatorëve). Bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2,të Rregullores disiplinore  KF “Ferizaj“ nga Ferizaj;

DENOHET në të holla në  shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga  mbledhja e komisionit  datë 07.07.2020, për  lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  FC LLAPI 1932 – FC DRITA  e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; numri madh i spektatorëve  në shkallët e stadiumit mbi 200 veta, me çka thyen rregullat anticovid dhe të njëjtit kohë pas kohe manifestuan sjellje josportive duke ofenduar gjyqtaret e takimit  si dhe lojtarët e ekipit mysafir). Bazuar në nenin 52  paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2  të Rregullores disiplinore KF Llapi  1932  nga Podujeva;

DENOHET në të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë  të hapur disiplinore nga mbledhja e mbajtur e komisionit datë 07.07.2020 , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – KF DRENICA  e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë; (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; Pas përfundimit  të ndeshjes persona të paautorizuar dhe të papenguar nga askush zbritën nga tribunat e stadiumit dhe hynë në fushë të cilët krijuan tollovi  dhe shkaktuan duele verbale  mes akterëve të të dy ekipeve). Bazuar në nenin  52 paragrafi  1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, FC “Prishtina“ nga Prishtina;

DENOHET në të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).