17:14 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

FFK i shkon në shtëpi Hekuran Kryeziut, për ta parë pas operimit

Presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi si dhe veprimtarin Zekirja Shahini e kanë vizituar sot në shtëpinë e tij futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, i cili ditë më parë iu nënshtrua operimit pas lëndimit të pësuar në kampionatin zviceran.

Me këtë rast, ata, i dëshiruan Hekuranit shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në fushën e gjelbër si në klubin e tij, Zurich ashtu edhe në Kombëtaren tonë.