75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

FFK ia ndalon Zvezdës të luaj në Kosovë, reagon kryetari i Graçanicës

Federata e Futbollit të Kosovës i ka ndaluar skuadrës serbe “Crvna Zvezda” të luaj ndeshjen tradicionale në Graçanicë afër Prishtinës.

Skuadra nga Beogradi ka tre vite që luan kundër Graçanicës në Kosovë, ku herën e parë ishte pa leje ndërsa në dy ndeshjet e fundit kishte leje nga FFK.

Mirëpo gjatë ndeshjes së vitit të kaluar në stadiumin “Dragan Gjajiq” u bënë thirrje anti-shqiptare duke kënduar himne të Serbisë dhe kanë shpalosur flamuj të shtetit fqinjë.

Pasi nuk janë respektuar rregullat, FFK këtë vit ka vendosur që të mos e lejoj Zvezdën të luaj në Republikën e Kosovës.

Për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Graçanicës, Srdjan Popovic i cili u ka dërguar letër të hapur misioneve ndërkombëtare në Kosovë si dhe UEFA-së.

Sipas organizatorëve, ndeshja ka qëllime humanitare dhe është bërë si traditë nga komuna serbe e Kosovës. /IndeksOnline/

 

Temat: