16:22 / E Enjte, 18 Prill 2024 / Gj. Sh

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 30-të të Superligës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së 30-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Tre ndeshje zhvillohen ditën e shtune, ndërsa dy tjera ditën e diel, shkruan IndeksOnline.

Derbi i kësaj jave zhvillohet në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Dritës.

Drejtësinë mes dy skuadrave që janë në garë për titullin e kampionit, do ta ndaj gjyqtari Dardan Çaka.

Më posht i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës./IndeksOnline/