FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e gjashtë të Superligës, Genc Nuza në VAR
Në fundjavën zhillohen ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Derbi i javës zhvillohet ditën e diel në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Lirim Jashari.
Ndeshja e parë zhvillohet ditën e premte, me ndeshjen Prishtina – Dukagjini.
Gjyqtari Dardan Çaka do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Ferizaji të shtunën do të jetë nikoqire e Llapit.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Mervan Bejtullahu.
Befasia e këtij edicioni, FC Suhareka do të përballet me Feronikelin ’74.
Drejtësia në këtë ndeshje do të ndahet nga Eridon Podvorica.
Ndeshja e fundit e javës së parë zhvillohet mes Malishevës dhe Gjilanit.
Gjyqtar kryesor i kësaj përballje është Visar Kastrati./IndeksOnline/