75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 14 Korrik 2026 / G T

FFK-ja mirëpret delegacionin e KFOR-it italian

Federata e Futbollit e Kosovës ka mirëpritur të martën një delegacion të KFOR-it italian, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy institucioneve.

Sipas njoftimit të FFK-së, gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, i cili ka rezultuar me realizimin e disa projekteve të përbashkëta me rëndësi për futbollin në Kosovë.

Takimi shërbeu gjithashtu edhe si një përshëndetje për Fabio Schiavonen, i cili po përfundon misionin e tij në Kosovë.

Përfaqësuesit e federatës e falënderuan Schiavonen për përkushtimin, bashkëpunimin dhe miqësinë e treguar gjatë shërbimit të tij, duke theksuar se FFK-ja dhe Kosova do të mbeten gjithmonë shtëpia e tij e dytë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani, i dhuroi Fabio Schiavones një fanellë të Kombëtares së Kosovës, si simbol vlerësimi dhe kujtimi për bashkëpunimin mes palëve.