75 Mall Live Search
14:25 / E Martë, 14 Korrik 2026 / G T

Zyrtare: Herrera rikthehet në shtëpi, aty ku filloi gjithçka

Mesfushori i njohur, Ander Herrera është bërë me klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Spanjolli është rikthyer në shtëpi, në klubin ku kishte nisur gjithçka, Real Zaragoza, shkruan Indeksonline

Herrera e mbylli aventurën në skuadrën e Boca Juniorsit dhe mbeti lojtar i lirë.

Sot, ai firmosi me skuadrën spanjolle.

Kujtojmë që nga Zaragoza, Herrera ishte larguar në vitin 2011, ku ishte transferuar te Bilbao./Indeksonline/