75 Mall Live Search
13:00 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

FFK lanson një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes, Kosovë – Ishujt Faroe

Kombëtarja kosovare do të përballet nesër me Ishujt Faroe në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e lartëcekur do të zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, pas ndeshjes së zhvilluar në Baku me Azerbajxhanin, që përfundoi 0-0.

Tani, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,  të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit  janë të obliguar që deri nesër në orën 7:00 të mëngjesit t’i largojnë.

Çdo veturë e mbetur pas orës 7:00 do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.

FFK-ja  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë./IndeksOnline/