21:19 / E Premte, 07 Maj 2021 / I.S

FFK në zi, vdes përfaqësuesi i saj në Zvicër

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka lajmëruar për vdekjen e përfaqësuesit të FFK-së në Zvicër, Zekirja Shahini.

Ademi në një postim në Facebook lajmëroi për vdekjen e tij, duke e vlerësuar lartë personalitetin e Zekirja Shahinit.

Shahini dha një kontribut të madh në formimin e kombëtares sonë.

“Ai ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, njeri me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në çdo sferë, por veçmas në futboll dhe në ndërtimin e Kombëtares së Kosovës”. Zeki që nga ditët e para ishte afër FFK-së dhe e ndihmoi me tërë kapacitetet e tij ndërtimin e një ekipi sa më cilësor të Kombëtares së Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA. “, shkruan Ademi në Facebook.