11:10 / E Premte, 27 Janar 2023 / B O

FFK nuk i lejon gazetarët në Kuvendin e Jashtëzakonshëm

FFK sërish nuk i lë gazetarët të hyjnë në Kuvend.

Federata e Futbollit e Kosovës nga ora 11:00 ka filluar kuvendin e jashtëzakonshëm për miratimin e draft-statutit të ri të FFK-së.

Por, në këtë kuvend, shtëpia e futbollit kosovar nuk po i lë gazetarët të futen për ta përcjellë kuvendin.

Aty shihen edhe forcat policore, teksa pjesëmarrës janë ekipet e medieve.

Kujtojmë se edhe në Kuvendin e prillit ku u zgjodh Agim Ademi kryetar, gazetarët nuk ishin lejuar të futeshin.