16:26 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / C E

FFK nuk po i sheh skandalet neper ndeshjet e Superligës, merret me sqarime lidhur me Shefki Kuqin

Çdo javë jemi mësuar të shohim skandale në ndeshjet e Superligës së Kosovës me shumë gabime të gjyqtarëve që ja kanë humbur hijeshinë futbollit kosovar.

Hiq me larg se sot e pamë se si një gjyqtar është në gjendje ta dëmtoj një skuadër, me Feronikelin që iu anulua goli ndoshta i fitores, shkruan Indeksonline.

Por për këto gjëra FFK duket se nuk shqetësohet fare dhe shqetësim më të madh e sheh raportimin e mediave se Shefki Kuqi mund të bëhet trajner i Kosovës U21.

Kështu shtëpia e futbollit kosovar ka lëshuar një komunikatë për të sqaruar situatën me Kuqin.

Ky është njoftimi i tyre:

Federata e Futbollit e Kosovës dëshiron të sqarojë opinionin lidhur me raportimet e fundit në media se Shefki Kuqi do të jetë përzgjedhës i ri i Kombëtares U21.

Deri më tash Komiteti Ekzekutiv ende nuk është mbledhur për të analizuar punën e ekipeve kombëtare zingjirë dhe për të diskutuar rreth ndryshimeve eventuale. Fillimisht do të kërkohet raporti i punës nga menaxherët e ekipeve kombëtare dhe më pas do të ftohen për bisedë trajnerët e secilës grupmoshë. Sigurisht se aty ku vlerësohet se është e nevojshme të ketë ndryshime do të ndërmerren hapat e duhur, por tash për tash nuk është zhvilluar asnjë takim me asnjë prej emrave që përmenden në media.

Është e vërtetë që Shefki Kuqi ka shprehur interesim për të dhënë kontributin e tij për futbollin e Kosovës, por krahas tij janë edhe 7-8 emra tjerë që po ashtu kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare dhe KE i FFK-së do të analizojë mirë çdo gjë para se të vendosë për hapat konkret.