22:40 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

“Fiat-Chrysler” pranoi të paguajë 515 milionë dollarë për mashtrim

Kompania italo-amerikane “Fiat-Chrysler” pranoi të paguajë deri në 515 milionë dollarë tek autoritetet e ndryshme amerikane, të cilat e akuzonin se ka pajisur më shumë se 100,000 automjete me një pajisje që synonte të mashtronte mbi nivelin e ndotjes, njoftoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

“Prodhuesi italo-amerikan i automjeteve pranoi gjithashtu të tërheqë automjetet e tij për t’i vendosur brenda normave për të mbyllur paditë”, theksohet në këtë komunikatë.

“Nga ana tjetër ‘Fiat-Chrysler’ dhe prodhuesi i pjesëve për automjete ‘Boch’ pranuan të dëmshpërblejnë me 300 milionë dollarë pronarët amerikanë të automjeteve, në të cilat ndodheshin pajisjet që mashtronin për nivelin e ndotjes”, njofton Ministria e Drejtësisë.