23:54 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fiat Punto 2017 merr 0 pikë në testimin e përplasjes [Video]

Organizata Evropiane e Vlerësimit të Makinave të Reja ( Euro NCAP ) është një konsorcium ndërkombëtar i qeverive evropiane i formuar në vitin 1997 për të vlerësuar sigurinë e makinave të reja.

Pas testimit të Fiat Punto 2017, Euro NCAP publikoi vlerësimin e sigurisë për këtë model të ri. Nga pesë yje gjithsej, Punto i ri ka marë zero.

Ekspertët kanë thënë se kjo makinë ka siguri minimale për udhëtarët, mungesë të sinjaleve paralajmëruese në rast aksidenti apo shmangie nga aksidenti dhe një numër karakteristikash opsionale të cilat mungojnë.

Për më shumë rreth testimit të përplasjes së këtij modeli, mund të shikoni videon më poshtë. /IndeksOnline/