14:32 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / C E

Fiati nxjerr modelin e ri 500 elektrik, me 3+1 dyer

Marka e veturave Italiane me seli në Torino ka prezantuar modelin e ri të “Fiqës”, Fiat 500.

Vetura do të jetë e tëra elektrike dhe ajo çfarë e bënë tjetër të veçantë është se do të ketë 3+1 dyer, ku nga ana e djathtë do të ketë dy dyer.

Në modelin e ri do të kemi edhe versionin sedan dhe cabrio, shkruan Indeksonline.

Në fakt, variantet sedan dhe kabriolet bashkohen me katër dyer, ose më saktë 3 + 1.

Janë të disponueshëm dy nivele të motorit, nga 70 kW dhe 87 kW energji, me bateri litium-jon me kapacitet 23,8 kWh dhe 42 kWh.

Me një mbushje të plotë do të mund të përshkruhen prej 180 km dhe 320 km.

Falë eko-stimujve, çmimi i fillestar i një Fiat 5oo të ri është 15.000 deri në 19,900. /IndeksOnline/