19:38 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

FIBA: Dritat e semaforit janë gjithmonë të gjelbërta për Dardanin

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka postuar një video në facebook, në të cilën shihet basketbollisti i Kosovës, Dardan Berisha me gjuajtjet e tij fantastike.

Po ashtu FIBA në mbishkrim të kësaj video ka shkruar ‘Dritat e semaforit janë gjithmonë të gjelbërta për Dardanin’.

Paraqitja e Dardan Berishës në ndeshjen kundër Islandës ishte fantastike, ku Kosova arriti të dal me fitore nga kjo ndeshje me rezultat 80-78./Indeksonline/.