23:16 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

FIBA Europe Cup: Përfundojn ndeshjet gjysmëfinale që u luajtën në Mitrovicë

Qyetiti i Mitrovicës është nikoqire e organizimit të ndeshjeve gjysmëfinale të Grupit A në FIBA Europe Cup.

Të mërkuren në palestrën ”Minatori” janë zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e parë skuadra belge Antwerp shënoi fitore ndaj Petrolina AEK me rezultat 76:60.

Një dramë e madhe u zhvillua në ndeshjen mes Sportingut dhe Gottingenin, ku skuadra portugeze fitoi me rezultat të ndushtë 84-83.

Ndeshja finale zhvillohet të premten nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në grupet e kësaj gare evropiane./IndeksOnline/