22:26 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Fidan Aliti shënon gol të bukur në humbjen e Zurich

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti ka shënuar golin e parë me fanellën e Zurich.

Zurich u mposhtë 3 me 2 ndaj Vaduzit në raundin e 19-të të Superligës së Zvicrës, shkruan IndeksOnline

Golin e dytë për ekipin e Zurich e shënoi mbrojtësi kosovar, Fidan Aliti – por nuk mjaftoi për ta nxjerr së paku një pikë.

Zurich me këtë humbje mbetët në pozitën e 4-të me 25 pikë, aq ka edhe vendi i 3-të, Lugano./IndeksOnline/