12:18 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Arsyeja pse Kosova ra tre pozita më poshtë në ranglistën e FIFA-s

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar ranglistën e re.

Kombëtarja e Kosovës ka rënë në tre pozita më poshtë për shkak të paraqitjeve të dobëta në para-kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline

‘Dardanët’ tani radhitën në pozitën e 120-të.

Ekipi i Bernard Challandes arriti fitore në ndeshjen e parë ndaj Lituanisë me rezultat të thellë 4 me 0, por në miqësore s’ka pikë të mjaftueshme për t’u ngritur më lartë.

Kosova në para-kualifikime për Kupën e Botës, pësoi dy disfata. U mposhtë në ‘Fadil Vokrri’ nga Suedia (0 me 3) dhe në Sevilla nga Spanja (3 me 1).

Këto dy humbje kanë ndikuar në rënien e Kosovës nga pozita e 117-të në të 120-të.

Para Kosovës janë radhitur edhe shtete, si: Libia, Republika Qendrore Afrikane, Mozambia dhe Estonia./IndeksOnline/