FIFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Angli vs Argjentinë, ua beson amerikanëve
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë e gjysmëfinales mes Argjentinës dhe Anglisë në Kupën e Botës.
Kryesori është Ismail Elfath nga SHBA-ja, shkruan Indeksonline
Asistentët e tij janë: Corey Parker dhe Kyle Atkins.
Kurse gjyqtarë të katërt dhe rezervë, janë nga Italia: Maurizio Mariani dhe Daniele Bindoni.
Kujtojmë që ndeshja mes Anglisë dhe Argjntinës zhvillohet të mërkurën në mbrëmje nga ora 21:00./Indeksonline/
The match officials for @FIFAWorldCup match 102 have been appointed. 🤝— FIFA (@FIFAcom) July 13, 2026

