75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 14 Korrik 2026 / G T

Scaloni humb durimin para sfidës me Anglinë: Hajdeni më shpejt në autobus!

Pak orë para gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Anglisë, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, u bë protagonist i një momenti që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Tekniku i kampionëve në fuqi u filmua duke u kërkuar me zë të lartë futbollistëve të tij që të hipnin sa më shpejt në autobusin e ekipit, pasi disa prej tyre po vonoheshin, shkruan Indeksonline

“Hajdeni, më shpejt!”, dëgjohet duke u thënë Scaloni lojtarëve, në një skenë që u komentua me humor nga tifozët.

Edhe pse momenti shkaktoi buzëqeshje në rrjetet sociale, ai tregoi edhe seriozitetin me të cilin Argjentina po i qaset përballjes me Anglinë, në një ndeshje që mund t’i sigurojë kampionëve në fuqi një tjetër finale të Kupës së Botës./Indeksonline/