FIFA dënon katër lojtarë të Uruguait

Shtëpia më e madhe e Futbollit në botë, FIFA ka dënuar katër futbollistë të kombëtarës së Uruguait.
Fernando Muslera dhe Jose Maria Gimenez, u dënuan me katër ndeshje nga FIFA të premten, ndërsa Diego Godin dhe Edinson Cavani, u pezulluan me nga një ndeshje, transmeton IndeksOnline.
Ky vendim është marrë pasi sulmuan gjyqtarët pas përfundimit të ndeshjes kundër Ganës në Kupën e Botës.
Uruguai e mposhti Ghanën me rezultat 2-0, por nuk arritën të kalonin grupin, pasi Korea e Jugut fitoi ndaj Portugalisë.
Pas ndeshjes pati akuza ndaj gjyqtarit i gjerman, Daniel Siebert, duke thënë se ishte kundër Uruguait, pasi pretendonin për dy penallti të paakorduara ndaj Darwin Nunezit në pjesën e parë dhe Cavanit në minutat e fundit të ndeshjes.
Lojtarët gjithashtu do të duhet të kryejnë shërbime komunitare në lidhje me futbollin dhe do të paguajnë gjoba deri në 20,000 franga zvicerane (21,701 dollarë).
FA uruguaiane u gjobit gjithashtu me 50,000 franga zvicerane për sjelljen e mbështetësve të saj dhe anëtarëve të ekipit, tha FIFA.
Uruguai u urdhërua gjithashtu të mbyllte pjesërisht stadiumin e tyre për ndeshjen e radhës ndërkombëtare të FIFA-s si mikpritës./IndeksOnline/