23:56 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

FIFA do t’i përdor rezervat për të ndihmuar në kalimin e krizave

FIFA po studion një lloj “Plani Marshall” që do të zbatohet në botën e futbollit.

Organizata më e madhe e futbollit në botë është e gatshme të mbështetet në rezervat e saj prej 2.5 miliardë eurosh dhe gjithashtu në të ardhurat e ardhshme nga të drejtat e TV.

Komuniteti i futbollit në të gjithë botën po përjeton, në një masë më të madhe ose më të vogël, probleme serioze financiare për shkak të koronavirusit. Në këtë kuptim, FIFA po punon për mundësinë e ofrimit të ndihmës për komunitetin e futbollit në të gjithë botën“.

Formati dhe detajet e sakta të kësaj ndihme janë duke u studiuar, duke pasur parasysh që një vendim duhet të bihet dakord dhe të shpallet në të ardhmen e afërt“. /IndeksOnline/