16:34 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

FIFA i kthen përgjigjen Chelseat për ankesën e ndalimit të transferimeve

FIFA e ka shqyrtuar ankesën e Chelseat për ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme. Ankesa e kthyer sot në adresë të skuadrës angleze ka qenë negative dhe mbetet në fuqi.

Chelseat tani i ka mbetur edhe opsioni i fundit, ankimi në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Skuadra londineze poashtu është dënuar me 500 mijë euro.

Chelsea është dënuar për shkeljen e nenit 19 në FIFA, që lidhet me transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeç./Indeksonline/