11:35 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

FIFA: Kosova ka arsye për të festuar

Suksesi i madh i përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe ngritja për gjashtë vende në ranglistën botërore, nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga ueb faqja zyrtare e FIFA-s, e cila i kushton një fjali të veçantë Kosovës në shkrimin ku bëhet fjalë për ranglistën botërore.

Ky është shkrimi i plotë i FIFA-s, për rang listën e publikuar:

  • Disa nga emrat më të mëdha të kombëtareve kanë bërë ndryshime në këtë listë.
  • Belgjika nuk ka ndryshuar pozicion duke qëndruar e para, vetëm se e ka rritur avantazhin me Francën që është e dyta.
  • Portugalia pas fitimit të Ligës së Kombeve, është ngritur për dy pozita në atë të 15-tën, derisa Holanda në të 14-tën nga i 16-ti vend.
  • Ngritje ka pasur edhe për kombëtaret e Spanjës (7), Gjermanisë (11) dhe Italisë (14).
  • Sukses kishte edhe për Austrinë (26), Irlandën Veriore (28), Republikën Çeke (41), Hungarinë (42), Armenin (97) dhe Malajzia (159).
  • Kishte gjithashtu arsye për të festuar për Senegalin (22) dhe Kosovën (121), të dy këto arritën pozicionin e tyre më të lartë deri më sot.Renditja tjetër e FIFA-s do të jetë më 25 korrik 2019.