10:23 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

FIFA publikon renditjen e re: Kosova fiton një vend, Katari me ngritje historike

FIFA ka publikuar renditje e re të Kombëtareve, të parën për vitin 2019.

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për një pozitë, nga vendi 131 në atë të 130., shkruan Indeksonline.

Edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga klasifikimi i fundit, “Dardanët” janë ngritur falë  humbjes së pikëve të Turkmenistanit që ka rënë për 9 pozita pas ndeshjeve të Kupës së Azisë.

Kosova ngjitet nga pozita 131 në pozitën 130

Ngritjen më të madhe e ka bërë Katari që është ngritur për 38 pozita. Kombëtarja nga gadishulli arabik arriti të fitoj Kupën e Azisë. Kjo ngritje i ka kushtuar me një vend Shqipërisë që ka rënë në vendin e 61-të.

Katari fiton 38 vende, Shqipëria humb një

Kreu i tabelës mbetet i pa prekur. Belgjika vazhdon kryesimin e renditjes e ndjekur nga Franca, Brazili, Kroacia dhe Anglia. /IndeksOnline/

Belgjika vazhdon kryesimin