Fifi dhe MC Kresha sjellin bashkëpunimin në ‘Kënga Magjike’
Këngëtarja e cila konsiderohet si një nga artistet me zërin më të fuqishëm dhe unik, Fifi ka bashkuar forcat me reperin e njohur, MC Kresha për të sjellur projektin e ri.
Reperi nga Mitrovica dhe Fifi kohë më parë kishin paralajmëruar duetin ndërsa tani kanë dhënë edhe detaje të tjera nga ky projekt, shkruan Indeksonline.
Në një postim të bërë në ‘Instagram’, Fifi ka treguar se kënga do të jetë pjesëmarrëse në festivalin ‘Kënga Magjike’ dhe pritet të publikohet nesër.
“Neser ne oren 16:00 ne Kënga Magjike, Psikopatja jote” ka shkruar Fifi./IndeksOnline/