18:17 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fifi rikthehet në festivalin “Kënga Magjike” me këngë të mahnitshme

Përveçse si këngëtare dhe kompozitore, ajo njihet edhe për penën e saj të fortë në krijimin e teksteve të këngëve. Filloreta Raçi ose siç e njohin të gjithë Fifi është një prej këngëtareve që zë një vend të rëndësishëm në muzikën shqiptare. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, lindur e rritur në Gjermani, kthehet në Kosovë, për të nisur studimet, dega Regji Teatri në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dhe tashmë prej disa vitesh ajo jeton në Tiranë, ku ka ndërtuar një karrierë solide si këngëtare.

Fifi është pjesëmarrëse në disa kompeticione muzikore si “Albanian got talent”, Voice of Albania” dhe në tre edicione të “Top Fest”; gjithashtu ka publikuar disa videoklipe muzikore, duke bashkëpunuar edhe me emra të njohur të muzikës shqiptare.


Talenti i saj në muzikë dhe natyra e saj mjaft dinamike, kanë bërë që Fifi prej vitesh të jetë suksesshëm prezente në skenën live në ekranet e televizioneve shqiptare. Rikthehet për të katërtin vit në festivalin “Kënga Magjike”, ku në të dyja pjesëmarrjet e saj në vitet 2017 dhe 2018, Fifi është vlerësuar me vendin e tretë.

Këngët e saj “Zhurmë” dhe “Psikopatja jote”( kjo e fundit në bashkëpunim me rreperin e famshëm MC Kresha); janë dy këngë të cilat përveçse vlerësuar me çmime si “Kënga Hit” dhe “Çmimin e më të votuarve në web”; kanë fituar edhe dashurinë e publikut. “Marova” është kënga me te cilën Fifi vjen në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”.