16:20 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

FIGC konfirmon, Serie A nuk do të pezullohet

Federata e Futbollit të Italisë ka konfirmuar se Serie A do të zhvillohet siç është paraparë këtë fundjavë.

Pavarsisht incidenteve të ndodhura në ditën e djeshme mes tifozëve të Interit dhe Napolit, ndeshjet do të zhvillohen sipas planit.

Ishte përfolur se kampionati elitar italian mund të pezullohej për këtë fundjavë, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, shefi i FIGC, Gabriele Gravina i ka treguar Sky Sport Italia: ”Futbolli mund të zhvillohet të shtunën”.

”Ndeshjet do të zhvillohen sipas planeve. Kampionati nuk do të ndërprehet”./IndeksOnline/