13:25 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

“Fikë se fikë bile me muzikë”, Labi këndon bashkë me djalin e tij

Ndonëse mund të jenë anuluar dasmat, kjo nuk e ndal Labin që të këndojë e të argëtohet me familjen e tij.

Labinot Tahiri i cili u shfaq kundër anulimit të dasmave për këtë vit, sot ai ka marr kitarën dhe bashkë me të birin, Eltonin kanë kënduar në oborrin e shtëpisë.

Labi në postim është treguar mirënjohës ndaj adhuruesve të tij.

“Fikë se fikë bile me muzikë. Sa herë që kendoja i ri me kitarë, e mendoja një publik që di të më vlerësojë. Sot falë Zotit e kam atë publik të dashur dhe shumë briliantë i cili më ka mbajtur në skenë, dhe që më kanë dhuruar gjithçka që kam sot çka do që shihni për rreth meje gjatë jetës. Përjetêsisht mirënjohës LABI DHE FAMILJA. FKSH”, ka shkruar Labi në mbishkimin e videos./Indeksonline/