22:53 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / OSH

Fiknete Bejta zgjedhet kryetare e degës në Forumin e Gruas

Asambleistja e LDK-së në Prishtinë, Fiknete Bejta, sot është zgjedhur kryetare e degës në Forumim e Gruas, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka falenderuar udhëheqësit e saj dhe miqtë për besimin e dhënë.

Postimi:

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se sot mbajtëm Kuvendin Zgjedhor të LDK-së në Forumin e Gruas në degën e 5-të në Prishtinë. Delegatet e kuvendit, me unanimitet vendosën që nga sot unë të jem Kryetare e kësaj dege në Forumin e Gruas.

Me këtë rast shprehi falenderimin e lartë delegateve për besimin e dhënë në këtë mandat statutor 4 vjeçar, mandat i cili më ngarkon me përgjegjësi të reja udhëheqëse, përgjegjësi për të cilat do të bëjë çdo gjë që mundem që t’i shtyej përpara.

Për këtë rezultat të rëndësishëm, dua të falenderoj Kryetarin e LDK-së z. Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e Degës së 5-të z. Izet Sadiku si dhe strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët mundësuan rrjedhën e një procesi mjaft demokratik në degën tonë, rrjedhë kjo që më bënë të besoj për një të ardhme fitimtare të LDK-së.

Krejt në fund dua të falenderoj miqtë dhe familjarët e mi, të cilët më dhanë forcën dhe kurajon të marrë këtë përgjegjësi kaq të madhe, duke më bërë kështu krenare në punën dhe në angazhimet që bëjë.

Na priftë e mbara!!

E juaj – Netja✌️