14:13 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / MSH

Filharmonia e Kosovës përformon në Tajlandë

Grupi i Filharmonisë së Kosovës ështѱ pritur në Ambasadën e Kosovës në Bangkok përpara “Koncert i miqësisë Tajlandë-Kosovë”, i cili do të mbahet më 23.06.2023 prej orës 19:30 në Qendrën Kulturore Tajlandeze.

Bashkëpunimi në mes të Orkestrës Simfonike Mbretërore të Bangkokut dhe Filharmonisë së Kosovës do të prezantojë potencialin muzikor të Kosovës përpara publikut tajlandez.

Koncerti i së premtes mbrëma do të jetë nikoqir i solistëve dhe interpretuesve të Kosovës, kjo me sopranon Besa Llugiqi e violinisten Sihana Badivuku si soliste, me Visar Kuçin si koncert-mjeshtër në koncertin e dirigjuar prej Toshio Yanagisawas, dirigjent nderi i Filharmonisë së Kosovës.

Në këtë koncert do të intepretohet mes tjerësh edhe “Simfonia nr. 2” e Kreshnik Aliçkajt dhe “Baresha” e Rexho Mulliqit (100-vjetori i lindjes).