19:01 / E Premte, 02 Qershor 2023 / MSH

Filipoviq e quan Kurtin “të pakomb”: Urren serbët, të tijtë dhe vetën

Aleksandar Filipoviq është një prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që operonte në veri dhe që u dorëhoq nga pozita e tij ditën kur serbët u tërhoqën nga detyrat e tyre në institucionet e vendit.

Këtë të fundit, kryeministri Albin Kurti sot e ka përmendur, duke e qujatur, bashkë me bandat serbe, “terrorist” dhe “kriminel”.

Filipoviq i ka reaguar Kurtit, duke e quajtur “nazist”, teksa thotë se serbët janë në “Serbinë e tyre”.

“Faleminderit ndjekësit nazist dhe liderit të grupit nazist të policëve që më akuzojnë publikisht, personalisht, ose përmes ndjekësve të tyre të verbër, sepse unë qëndroj i qetë, dinjitoz dhe krenar me popullin tim serb dhe shikoj me neveri dhunën që ushtroni ndaj njerëzve që nuk pranojnë skllavërinë dhe tiraninë. Mirënjohës sepse nuk kam nevojë për një njohje më të madhe se shpifja e atij që përveç urrejtjes së pambuluar ndaj serbëve, urren edhe të tijtë edhe veten. Ndoshta arsyeja është se ai ende nuk e ka identifikuar veten si pjesëtar i një kombi dhe ndoshta ky realizim do ta ndihmojë më në fund të gjejë veten dhe të mos ndezë flakët e konfliktit, dhunës dhe urrejtjes në këto zona.

Në shkrimin e skenarëve të filmit, ku, padyshim, përmes imazhit tim, të gjithë serbët duhet të paraqiten si kriminelët më të këqij, dhe kështu çdo dhunë ndaj serbëve duhet të paraqitet si e justifikuar. Ne ju pamë shumë kohë më parë! Ne e dimë se si ju akuzoni dhe gjykoni. Kryesisht mbi bazën e “raporteve” të blera, dëshmitarë të paqëndrueshëm mendërisht, të varur nga droga, disa telefonata-gazetarë shqiptarë në rolin e prokurorëve apo anëtarëve të shërbimeve sekrete, detyra e vetme e të cilëve është të identifikojnë serbët e padisiplinuar në mënyrë që të tjerët të shtypen nga ata. Shembull! 

Ju e quani të gjithë popullin serb “turmë e inatosur”, “fashistë” etj, me gjuhën e urrejtjes, “të kthehemi në Serbi” ose siç thoni ju “të na futni në burg”, ju nxisni urrejtje ndëretnike dhe jepni urdhër që të pushkatohen fëmijët serbë dhe çdo serb, siç kanë bërë forcat tuaja speciale shumë herë. Pushkatuat Stefanin, Miloshin, Miljanin, Milanin, Dragisan. Për fat të keq, i vetmi që mund të kthehet diku jeni pikërisht ju, sepse ne, për keqardhjen tuaj të madhe, jemi vetëm. 

NE ISHIM, JEMI DHE DO TË JEMI NË SERBINË TONË!!! 

E ardhmja është e mjerë edhe për shqiptarët edhe për serbët me një ngacmues të tillë! Ajo demokraci është e mjerë kur ka vetëm Vjosë dhe e sheh në Kosovë e Metohi! Ju keni shkaktuar dëme të pariparueshme! 

Me keqardhje Aleksandar Filipoviq” tuhet në reagimin e tij.