23:49 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Fillim dëshpërues për Messin dhe Ronaldon në Champions me skuadrat e tyre

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi morrrën vëmendjen e gjithë botës së futbollit këtë afat të transferimeve, portugezi u rikthye në Manchester United, ndërsa Messi nënshkruajti me PSG pasi nuk arriti akord me Barcelonën.

Në debutimet e klubet e tyre në Champions Ligë, gjigantët nuk patën rezultat e pritshme, pasi asnjëra skuadër nuk arriti të fitojë.

Ronaldo arriti të shënojë duke e ngritur në epërsi ekipin e tij përballe Young Boys, por zviceranët e përmbysën rezultatin dhe fituan ndeshjen.

Në anën tjetër Messi dhe PSG luajtën baraz në udhëtim në tek Club Brugge me rezultat 1-1, me Messin që nuk arriti të lë gjurmë në këtë ndeshje.