00:10 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / Gj. Sh

Fillimi i sezonit të ri në Serie A mund të shtyhet, kjo është arsyeja

Fillimi i sezonit të ri në Serie A i cili do të filloj më 13 gusht, mund të shtyhet për një datë tjetër.

Kështu ka thënë Presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini, transmeton Indeksonline.

Arsyeja se përse mund të shtyhet fillimi i kampionatit italian në futboll janë temperaturat e larta.

Sezoni në Itali zakonisht fillon fund të gushtit ose në fillim të shtatorit pikërisht për shkak të klimës. Por, sezoni i ri 2022/23 është planifikuar të nisë më herët, pra më 13 gusht – shkaku i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, i cili do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

“Shqetësimi i parë është me klimën, sepse nëse temperaturat aktuale vazhdojnë, do të jetë shumë e vështirë të fillohet sezoni më 13 gusht”, tha Casini sot gjatë një vizite në selinë e Udineses .

“Do të jetë një sezon anormal për shkak të pauzës për Botërorin”, shtoi ai./Indeksonline/