16:08 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Filloi shitja e biletave për ndeshjen me Bullgarinë

Federata e Futbollit të Kosovës, të hënën nga ora 16:00 ka filluar procesin e shitjes së biletave online për ndeshjen kundër Bullgarisë.

Çmimet janë të njejta me sikur me ndeshjen ndaj Danimarkës.

Interesimi është shumë i lartë nga tifozët kosovarë për të përcjellur ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Sa i përket ndeshjes me Danimarkën sipas raportimeve zyrtare mbi 90% të biletave janë shitur. /Indeksonline/