15:51 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fillojeni dietën duke hequr uthullën nga sallata!

Ndonjëherë është shumë e thjeshtë ti kursesh vetes disa kalori. Pse nuk e bëjmë? Nuk na shkon mendja se vetëm me disa truke të vogla mund të marrim shumë më pak kalori sesa zakonisht.

Më pak kalori do të thotë më pak probleme për të fituar peshë. Ose më mirë, një mënyrë shumë fantastike për të rënë në peshë.

Vëri vath në vesh rregullat e mëposhtme ose më mirë vëri në zbatim, ku i dihet, mund të mbeteni të befasuar:

Ndryshoni qumështin

Hiqeni qumështin me 2% yndyrë duke e zëvendësuar me një qumësht tjetër pa yndyrë. Do të keni hequr mënjanë 117 kalori.

Jo kremit të djathit

Hiqni dorë nga konsumi i panines së mëngjesit me krem djathi. Në vend të kremit mund të përdorni marmalatën. Do të keni hequr kështu jo pak, por 360 kalori.

Jo uthullës balsamike në sallatë

Do të kurseni në këtë mënyrë 128 kalori. Nëse hiqni nga sallata uthullën balsamike do të merrni më pak kalori. Duket disi e çuditshme apo jo?

Asnjë patatinë

Zëvendësoni patatinat me stafidhet. Stafidhet janë më të shëndetshme dhe ju do të hiqni mënjanë 100 kalori.

Zvogëloni masën

Nëse hani drekë dhe keni zgjedhur të konsumoni ushqim të shpejtë, mos merrni një patate të mëdha, por merrni racionin e vogël, shkruan shije.al. Një mënyrë kjo që do t;ju bëjë të kurseni 270 kalori.

Temat: