13:25 / E Enjte, 13 Gusht 2020

Fillojnë së zbatuari masat për krijimin e distancës në lokalet e gastronomisë në Mitrovicë

Zyrtarë komunal nga Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit, në orët e hershme të mëngjesit kanë përcaktuar pikat shenjëzuese për krijimin e hapësirës (distancës) së duhur mes tavolinave në lokalet e gastronomisë, sipas vendimit të marrë nga Shteti Emergjent Komunal.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, falënderon për mirëkuptimin e treguar nga ana e këtyre lokaleve, si dhe kërkon nga ta dhe qytetarët të respektojnë në përpikëri këto masa të vendosura nga Shtabi Komunal, pasi që prioritet i ynë dhe juaji duhet të jetë ruajtja e shëndetit të përgjithshëm.