12:11 / E Hënë, 13 Korrik 2020

Nisin hetimet për djalin 10- vjeçar të Ronaldos, shkeli ligjin

Kanë nisur hetimet për djalin dhjetëvjeçar të Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo Jr është filmuar, duke drejtuar një moto skaf i vetëm pa kujdestar në Paul do Mar, në jug të Madeiras.

Halla e tij e ka ngarkuar pamjen në rrjetet sociale gjatë të shtunës, shkruan Indeksonline.

Shefi i policisë detare, Guerreiro Cardoso, konfirmoi të hënën një hetim ishte duke u zhvilluar.

Ai i tha gazetës portugeze “Expresso” se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe incidenti tani po hetohej të konstatonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe “nëse duhej të paguhej gjobë”. /IndeksOnline/

Mos i humb