13:16 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Fillojnë lojërat parasportive “Kosova 2023”, marrin pjesë 400 para-atletë nga vendi e rajoni

Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) ka organizuar të shtunën Lojërat parasportive “Kosova 2023”, me pjesëmarrje të rreth 400 para-atletë nga vendi e rajoni.

Kjo ngjarje, përveç parasportistëve lokal, të pranishëm janë edhe para-atletë nga vendet e rajonit, si nga Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, të cilët përfaqësojnë 15 ekipe sportive nga 10 federata dhe shoqata sportive.

Njomza Emini, presidente e KPK-së, tha se kjo është një nga ngjarjet me të mëdha rajonale, sipas saj, kjo ngjarje është bërë edhe më madhështore pas pranimit të KPK-së në Komiteti Paralimpik Evropian.

Ajo theksoi se lojërat të cilat do të zhvillohen gjatë ditës i respektojnë të gjitha standardet dhe se ato do të luhen fer.

“Ky organizmi po na gjen me madhështor se kurrë, të tillë e bënë edhe lajmi i fundit ai i pranimit të KPK-së në Komiteti Paralimpik Evropian. Një rrugëtim i shoqëruar më përkushtim, me besim e vlera i cili ka bërë që shtet të votojnë pro duke u kundërshtuar vetëm nga Serbia. Ne jemi siguruar që lojërat të respektojnë të gjitha standarde dhe të luhen fer”.

“KPK-ja duke promovuar vlerat e pa numërta që i ka, rëndësi të veçant i kushton edhe komuniteteve. Përmes tyre ne arrijmë të kuptojmë se deri ku mund të arrijmë, e ju sportist mund të arrini atë që doni e punoni. Pres që të ju shohë edhe në gara evropiane tash pas pranimit. Ju ftoj që edhe më tutje të jeni mbështetje për talente dhe për përkushtimin që kanë”, tha ajo.

Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës, tha se përmes sportit bëhet edhe shkëmbimi i kulturave, sipas saj, qeveria është e përkushtuar që ti përmirësoj sa më shumë kushtet për sportin paralimpik . 

“Angazhimi dhe energjia juaj na jep forcë dhe dëshirë që shumë gjëra të ndryshohen ne vendi ku jetojmë dhe i takojmë. Përmes sportit jo vetëm që ndërtojmë aspektin fizik por bëjmë edhe shkëmbin e kulturave dhe këtë vetëm me sport mund të bëjmë. Qeveria jonë dhe unë personalisht me të gjithë partneret tanë jemi të përkushtuar që ti përmirësojmë sa më shumë kushte për sportin paralimpik. Me këtë organizmin shënojmë shpirti garues por edhe atë të shoqërimi dhe humanizmit në regjion”, tha ajo. 

Angelo Michele Ristuccia, komandant i KFOR-it, tha se ndjehen të nderuar që janë pran këtij komiteti dhe që kanë mundësi që të i ndihmojnë KPK-së.

“Urime për pranimin në Komiteti Paralimpik Evropian, dhe unë isha një nga të parët që u informuar nga presidentja e KPK-së për këtë arritje. Unë jam këtu sot për të papërfaqësuar KFOR-in. Jemi të nderuar që jemi pran jush dhe kemi mundësi që të ju ndihmojmë me lejon të them që të gjithë ju të jeni të gatshme për të garuar dhe të keni sukses”, tha ai.

Edëard Anderson, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u shpreh se gjithmonë kur ka angazhim, pavarësisht vështirësive, sukseset dhe rezultate nuk do të mungojnë. 

“Këtu kemi një familje, një Komiteti Paralimpik që është më të drejta të pranuar në të gjitha instancat dhe kjo është e rëndësishme. E uroj edhe sportistë që të mos ndalen as një herë. Shumë herë keni dëgjuar për vështirësitë dhe ato që ballafaqoheni por historia tregon se gjithmonë kur angazhohem pavarësisht vështirësive rezultatet dhe suksesi nuk do të mungojë. Suksesi juaj është model për të gjithë edhe për ne”, tha ai.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara dhe kanë për synim avancimin e pozitës së personave më aftësi të kufizuara në të gjitha fushat. 

“Kosova dhe institucionet e saja janë të angazhuara dhe kanë për synim avancimin e pozitës së personave më aftësi të kufizuara si në mërqinje, arsim, kulture, sport dhe në fusha të tjera. Ne besojmë ne potencialin tuaj përfshirë atë në sport”, tha ai.