12:09 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Fillojnë rrënimet e objekteve pa leje në Pejë, inspeksioni e policia në aksion

Policia dhe inspeksioni në Pejë kanë filluar rrënimet e objekteve pa leje në Pejë. Në orët e para të ditës së sotme ka filluar rrënimi i një pjese të objektit në qendër të qytetit, pronë e biznesmenit Bekë Zeka.

Me urdhër të inspektoriatit dhe nën përcjelljen e policisë, aksioni po vlerësohet si i suksesshëm.

Lajmin për rrënimin e këtij objekti dhe aksionin për rrënime të tjera, e kanë konfirmuar për Indeksonline edhe zyrtarë të komunës së Pejës./Indeksonline/