10:18 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nis mbledhja e përbashkët mes dy qeverive shqiptare

Ka filluar mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë bërë parakalimin në tapetin e kuq.

Të pranishëm në mesin e ministrave të Kosovës në ketë mbledhje nuk është Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve dhe Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.

Poashtu në këtë takim mungon edhe ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo./Indeksonline/