16:18 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Me ceremoni shtetërore, i jepet lamtumira e fundit policit i cili u vra aksidentalisht

Pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Halit Zhrellës iu dha lamtumira e fundit përmes ceremonisë shtetërore në varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Penuh të Podujevës.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, të afërm dhe numër i madh i  zyrtarëve policorë.

Zyrtarët policorë e kujtuan veprën e tij duke e cilësuar si mjaft kontribut dhënëse për vendin. Ata me këtë rast edhe ngushëlluan familjarët për humbjen e tij.

Togeri i Policisë së Kosovës i cili ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë u vra mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas policisë, dyshuarit është nipi i tij, 31 vjeç, i cili nga pakujdesia thuhet se e ka qëlluar axhën e tij./Indeksonline/