16:08 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Fillon ekzekutimi i pagesave për dëmet nga fatkeqësitë natyrore në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka filluar ekzekutimi i pagesave për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, për periudhën: janar-qershor.

Ai tha se pagesa dhe transferimi i mjeteve financiare për fermerë pritet të bëhet deri në fund të kësaj jave, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Kam kënaqësinë të njoftojë fermerët e komunës së Rahovecit, se pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe insistimit të komunës së Rahovecit ka filluar ekzekutimi i pagesave për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, për periudhën: janar-qershor në Komunën e Rahovecit!

Ashtu siç edhe jeni njoftuar paraprakisht me vendimin tim si Kryetar komune janë formuar edhe komisionet për vlerësimin e këtyre dëmeve, anëtarët e të cilëve i falënderoj për punën dhe angazhimin në afat rekord si dhe hartimin e një raporti profesional nga ana e drejtorisë së bujqësisë, në mënyrë që procedura e ekzekutimit të pagesave për dëme të fillonte sa më shpejtë që të ishte e mundur.

Pagesa dhe transferimi i mjeteve financiare për fermerë pritet të bëhet deri në fund të kësaj jave. Falënderojmë Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin e MBPZHR, z. Besian Mustafa për ndihmesën e fermerëve të komunës së Rahovecit, duke shpresuar se 25% i pagesës së vlerës nga dëmet e shkaktuara të ekzekutohet në kohë rekorde.