06:44 / E Enjte, 12 Tetor 2017 / indeksADMonline

Fillon faza e dytë e projektit për Kodin Civil të Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të nisin projektin “Mbështetje për Kodin Civil të Kosovës” – faza 2.

Projekti “Mbështetje për Kodin Civil – faza 2”, i financuar nga Bashkimi Evropian me më shumë se 2.3 milionë euro, vazhdon të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë për të finalizuar Kodin Civil gjithëpërfshirës dhe të avansuar për Kosovën.

Drafti i parë është përgatitur nga projekti i mëparshëm i financuar nga BE-ja. Për të zhvilluar një proces të gjerë dhe konsultativ në tërë Kosovën, Ministria e Drejtësisë dhe ekipi i projektit do ta organizojnë lansimin dhe fillimin e konsultimeve në një konferencë që do të mbahet këtë të enjte në Prishtinë.